Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola ka lavdëruar lojtarët pas fitores së tyre 2-0 në Everton.
Rezultati e dërgoi Cityn në krye të renditjes tabelore përpara Liverpoolit në saje të diferencës së golave.
Spanjolli Aymeric Laporte dhe braziliani, Gabriel Jesus ishin realizatorët e dy golave të mysafirëve.
“Goodison Park, 0-2, duhet të jemi të lumtur, kemi pasur probleme në pjesën e dytë, por ishte një lojë e mirë.
“Ne nuk jemi skuadra më e fortë në botë, prandaj nuk presim që të shënojmë nga pjesëzat e vogla të lojës, por Mikel Arteta po punon shumë për to. Shumë vendime mund të jenë më të mira, por kjo është detyra ime për t’i analizuar ato”.
“Gabriel Jesus ka shënuar nëntë gola në një kohë të shkurtër dhe Sergio ka realizuar tre në fundjavë, është e rëndësishme që të kemi dy sulmues të mirë. Nuk e di se sa larg do të arrijmë, ndoshta do të ndalemi në rrugë, por ne po përpiqemi. Ne kemi luajtur një ndeshje më shumë se Liverpooli”.
“Nuk mendoj shumë për këtë, por katër apo pesë ditë më parë mund të kemi qenë shtatë pikë prapa, është një mësim që kurrë të mos dorëzohemi. Ne kemi një test të vështirë të dielën kundër Chelseat”, tha spanjolli.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...