Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka lënë të kuptohet se vendimi i tij në lidhje me pjesëmarrjen e Lionel Messit në ndeshjen për Kupë të Mbretit kundër Real Madridit do të merret pas stërvitjeve të sotme (e martë).
Argjentinasi kishte pushuar të hënën për shkak të goditjes që mori në ndeshjen e së shtunës kundër Valencias dhe është në dyshime për takimin ndaj rivalit të së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e kam parë ende, ka mbetur edhe një seancë tjetër stërvitore [para El Clasicos] dhe më pas do të shohim se si është para se të vendosim”, ka thënë Valverde në konferencën për shtyp.
“Gjëja më e rëndësishme është lojtari që t’iu thotë se është i gatshëm”
“Pa marrë parasysh se çfarë thotë testi, nëse lojtari nuk ndihet i gatshëm, ju duhet ta lini atë jashtë”
“Nëse ju tregon se është në rregull, ju duhet të flisni me doktorin dhe më pas të merrni vendimin dhe të vlerësoni përpirësit dhe disavantazhet”
“Nuk favorizoj të rrezikoj nëse ka shumë ndeshja përpara sepse mund të lëndohet. Në një ndeshje si ajo nesër ju nuk mund të luani me një dorë të thyer, sigurisht”
“Nëse është i gatshëm, do të jetë në listë, nëse jo, nuk do të jetë”
Takimi mes dy gjigantëve do të zhvillohet nesër nga ora 21:00./arbresh.info/
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...
Stuhia e dëborës godet SHBA-në/Mbi 900 mijë familje pa energ...
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...