Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri thotë se Eden Hazard duhet të përmirësohet taktikisht.
Italiani është vënë nën presion i pasojë e taktikave të shfrytëzuara pas disfatës 4 me 0 të mërkurën kundër Bournemouthit, transmeton portali arbresh.info.
Sarri insiston se nuk do të ndryshoj sistemin e tij dhe ka kërkuar nga Hazard të fokusohet në aspektin taktik të lojës.
“Mendoj se ai është duke ndryshuar. Ai ishte mësuar duke luajtur si një lojtar individual. Tani, ai është duke luajtur në një mënyrë të veçantë. Nuk është lehtë për të sepse ai u bë Hazard duke luajtur në një tjetër mënyrë, prandaj unë mendoj se është shumë mirë dhe nuk është lehtë”
“Por, unë mund ta shoh atë, tani ai është më shumë në dispozicion për të luajtur në këtë mënyrë. Sigurisht, ai duhet të përmirësohet. Kjo është normale. Ai është në formë fantastike nga pikëpamja teknike dhe mendoj se ai mund të punoj më shumë taktikisht”
“Për momentin, nuk është lehtë për sulmuesit tonë që të luajnë në këtë skuadër. Ashtu siç e dini shumë mirë, ne kemi shumë lojtarë individual si Hazard, Willian dhe Pedro, prandaj nuk është lehtë për sulmues për të bërë lëvizjen e duhur tani”
“Prandaj ne kemi nevojë të përmirësohemi. Në ndeshjen e fundit, nëse ne do të kishim shënuar para kundërshtarit tonë, ndeshja do të ishte plotësisht ndryshe”, përfundoi ai./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit