Për numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ideja e kryeministrit Ramush Haradinaj, për konferencë ndërkombëtare nuk është e qëlluar.
Në Interakitv të KTV-së, ai ka thënë se kjo do të hapte shumë dyer.
“Hap derën për diskutimin e çështjeve që tashmë janë vendosur, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Do të mund të përfshinte edhe palë tjera, që vetëm se do ta ndërlikonin punën”, ka thënë Kosnett.
Kosnett ka folur shtruar për taksën, e ka thënë se pezullimi i përkohshëm i saj është hapi i vetëm jetik për ta çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se Qeveria amerikane beson se 2019-a është viti kur mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.
Ka thënë se pajtohet me Haradinajn kur thotë se Kosova është vend sovran, dhe se SHBA-ja e mbështet këtë. Por jo të gjitha vendimet sovrane të vendeve mike, sipas tij, i pëlqejnë SHBA-së.
“Qeveritë mike, vendet mike do të kenë mospajtime për gjëra, por ne do të reagojmë kur këto ndikojnë në interesat tanë. Pra, ne besojmë se paqja, prosperiteti, stabiliteti në rajonin e Ballkanit nuk është çështje vetëm për vendet e rajonit, por ka rëndësi edhe për Shtetet e Bashkuara. Pra, edhe interesat tanë janë në pyetje”, ka thënë Kosnett.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit