Ekipi Negociator Qeveritar i formuar para më shumë se një muaji asnjëherë nuk ka arritur të takohet deri më tani me palën serbe në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel.
Pengesë për një takim të tillë vlerësohet taksa prej 100 për qind, shkruan Gazeta “Zëri”.
Pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare që taksa ndaj produkteve serbe të hiqet sa më parë, Qeveria e Kosovës po vazhdon të deklarojë se tarifa në fjalë do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Ndonëse pala serbe tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë dialogun pa u shfuqizuar taksa ndaj produkteve serbe, Ekipi Negociator, i cili është propozuar nga Qeveria, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës platformën për negociatat me Serbinë, shkruan Gazeta “Zëri”.
Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Delegacioni Shtetëror mbetet krejtësisht i kotë në qoftë se njohja e Kosovës nga Serbia kushtëzohet të ndodhë me heqjen e taksës. Kjo pasi sipas tyre një gjë e tillë, që Serbia ta njohë Kosovën, mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...