Eden Hazard do t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës pasi ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë pesë vjeçare.
Kështu pohon gazetari spanjoll Eduardo Inda, transmeton portali arbresh.info.
“Real Madridi ka një marrëveshja paraprake me Hazardin”, ka zbuluar Inda për El Chiringuito. “Ai do të fitojë 13 milionë euro neto (220 mijë funta në javë) plus një milionë në rast se ata fitojnë ligën”
“Një tjetër milionë është nëse fiton Topin e Artë dhe një gjysmë tjetër milioni është nëse shpallen kampion europe”
“Dhe në fund kontrata e tij është për pesë sezone”
Transferimi i sulmuesit belg te ‘Los Blancos’ është duke u përfolur që një kohë të gjatë, por ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare rreth këtyre zhvillimeve./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...