Reformat në media si dhe plotësimi i standardeve të Bashkimit Evropian në sferën mediatike ishin temat kryesore të takimit të sotëm të udhëheqësisë së Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë me kryesinë e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale, njoftojnë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.
Ata cekën se bashkëbiseduesit kanë konstatuar se janë të nevojshme ndryshime ligjore shtesë sipas praktikës evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“AGM dhe AShA në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me komunikimin intensiv dhe bashkëpunimit ndërmjet vet”, njoftojnë nga Asociacioni.
Në mbledhje ka marrë pjesë kryetarja dhe sekretari i përgjithshëm i AGM-së, Ivona Talevska dhe Aleksandar Mihaillov, si dhe drejtori i AShA Zoran Trajçevski./Telegrafi/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...