Zbulohet ”homo naledi” paraardhës i njeriut

13:36 | 10 Shtator 2015
Arbresh.info

Një specie e re e paraardhësve të njerëzve është zbuluar në Afrikën Jugore, njoftuan sot shkencëtarët e universitetit “Witwatersrand” i Johanesburgut.

Zbulimi i “Homo Naledi” bazohet në mbi 1 550 elementë fosilesh, numri më i madh i fosileve të hominidëve të mbledhur në Afrikë.

Këto fosile u gjetën në zonen arkeologjike të njohur si “Djepi i Njerëzimit”, në afërsi të Johanesburgut.

Hominidi i hershëm kishte këmbë për ecje në distance të mëdha, duar si njerëzit dhe tru të masës 1/3 e trurit të njeriut. Ky mund të ketë qenë një prej paraardhësve më të hershëm të njeriut, i cili ka jetuar në Afrikë rreth tre milionë vite më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale