Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për mundësinë e një koalicioni mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, Gashi i ka cilësuar raportet LDK-VV si “bashkëpunim normal opozitar”.
Ky bashkëpunim, ka thënë ai, “mund të kulmojë me marrëveshjeje bashkëqeverisjeje më vonë”.
Gashi ka deklaruar se LDK’ja aktualisht po merret “me interesin strategjik të Kosovës dhe me çështje të brendshme”.
I pyetur për sondazhin e fundmë të VV’së për forcën e partive politike, sipas të cilit LDK prin me 27 të votave, e pasuar nga VV me 22 për qind dhe PDK nga 20 për qind, Gashi ka thënë se s’mund të komentojë shumë, pasi s’e di se si është realizuar ai.
Por, Gashi ka thënë se LDK’ja, që prej përfundimit të zgjedhjeve të fundit, gëzon një epërsi të mirë ndaj kundërshtarëve të saj.
“Është një situatë solide… duhet të punojmë që të ketë kapërcim të 30 përqindëshit, që LDK’ja të marrë qeverisjen e Kosovës”, është shprehur Gashi në T7.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë