Një zjarr masiv ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit rreth orës 06:00.
Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.
Nga zjarri masiv nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale. I gjithë malli që ndodhej brenda tregut është djegur. Në këtë treg mësohet se zhvillojnë aktivitetin rreth 50 tregtarë.
Sipas burimeve zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm edhe pse shkaku i zjarrit dhe rrethanat janë ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes ndodhen tre automjete të zjarrfikëses si dhe forca të shumta policie.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...