Jesse Lingard ka falënderuar trajnerin tashmë të larguar nga Manchester United, Jose Mourinhon, “për mençurinë”.
United dhe Mourinho ndanë rrugët mëngjesin e së martës pas disfatës 3 me 1 kundër Liverpoolit që regjistroi sezonin e tyre më keq që nga edicioni 1990/91, transmeton portali arbresh.info.
Ole Gunnar Solskjaeri është emëruar si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, kur “Djajtë e Kuq” kanë në plan për të prezantuar pasardhësin e përhershëm të portugezit.
Lingard u bë lojtari i parë i United që publikisht falënderoi Jose Mourinhon pas shkarkimit të portugezit si trajner.
“Faleminderit për mençurinë”, ka shkruar reprezentuesi i Anglisë në një foto në llogarinë e tij në Instagram së bashku me strategun./arbresh.info/

U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend