Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur rreth takimit të djeshëm që patën përfaqësuesit qeveritarë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në krye me Federica Mogherinin. Hoxhaj tregoi që ka pasur tensione, përveç atyre publike, edhe brenda mbledhjes.
“Znj. Mogherini ishte e prerë. Ka folur shumë gjatë për taksën ndërsa edhe kryeministri Haradinaj ka mbrojtur vendimet e tij”, ka thënë Hoxhaj frontal të T7.
“Ka pasur tensione edhe në takimin e mbyllur, edhe në atë publik. Megjithatë, BE është partneri ynë më i mirë dhe mes partnerëve ka edhe tensione”, është shprehur Hoxhaj.
Tutje, Zv,kryeministri tregoi se Haradinaj dhe Mogherini nuk mbajtën konferencën e përbashkët për shkak se nuk u pajtuan në mbledhje.
“Nuk kishte vullnet të mbajtjes së konferencës për shkak të dallimëve në qëndrime. Por më duhet se znj. Mogherini nuk pati edhe kohë”.
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos