Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është pritur në takim nga homologu grek Christos Spirtzis dhe bashkëpunëtoret e tij më të lartë.
Temë qendrore diskutimi mes dy delegacioneve, ishte nevoja e menjëhershme e bashkëpunimit Kosovë – Greqi në fushën e infrastrukturës dhe transportit.
Spirtzis i ka propozuar ministrit Lekaj, themelim të komisioneve punuese për punë të përbashkëta në dikasteret që ata udhëheqin dhe marrëveshje mes ministrive, në fushën e aviacionit civil, transportit të njerëzve dhe mallrave dhe në fushën e hekurudhave. Lekaj ka shprehur gatishmërinë që të nisin këto procedura menjëherë, duke filluar me përcaktimin e ekipeve teknike.
Të dy ministrat janë pajtuar se njohja e shteteve është procedurë formale që po vonohet, meqë popujt janë të afruar mes vete dhe zyrtarizmi i bashkëpunimeve është mëse i nevojshëm.
Ministri Lekaj e ftoi kreun e infrastrukturës dhe transportit të Republikës Helene, të vizitojë Kosovën për të parë nga afër zhvillimin infrastrukturor të shtetit më të ri në Evropë./arbresh.info/




Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump