Kryeministri i Kosovës në takimin e tretë të Këshilli për Stabilizim-Asociimit ka kundërshtuar kërkesën e BE-së për të hequr taksën.
Ai për herë të parë në bisedimet që po zhvillohet në Bruksel mes Serbisë e Kosovës ia ka kthyer dinjitetin Republikës.
Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini kohë më parë publikisht ka folur për ndryshimin e kufijve nëse Kosova dhe Serbia pajtohen. Por, Ramush Haradinaj sot para saj ka thënë se ata që flasin për këtë temë janë armiq të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
I pari i Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini sot nuk patën një takim të lehtë.
Ramush Haradinaj thekoi edhe njëherë se Qeveria e Kosovës kundërshton fuqishëm idenë për shkëmbim të territoreve dhe sipas tij kjo do të provokonte luftra e tragjedi në Ballkan.
“Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, shtoi ai.
Kjo erdhi si përgjigje ndaj përfaqësueses së BE’së e cila pati mbështetur tentativën e dyshes Thaçi-Vuçiq.
Haradinaj u shpreh se Kosova 20 vjet pas luftës ka pasur përparim minimal sa I përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, tash kjo ka dalë edhe nga binarët e po flitet për idenë që ai e ka quajtur fatale e që është ajo për shkëmbim të territoreve.
Kjo, siç u shpreh Haradinaj ka dëmtuar kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që janë bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.
“Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan”, ka përfunduar Haradinaj
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...