Instituti Demokratik i Kosovës ka ftuar grupin parlamentar të Listës Serbe që të marrë pjesë në seancën për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
KDI përmes një komunikate për medie ka shkruar se kjo pjesëmarrje do të ishte në funksion të integrimit të vlerave demokratike të shoqërisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
”Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), fton grupin parlamentar të Listës Serbe që të marr pjesë në seancën plenare për miratimin e pakos së Ligjeve për FSK-në, të cilat i mundësojnë FSK-së shndërrimin e saj në ushtri. Pjesëmarrja e grupit parlamentar të Listës Serbe në këtë seancë parlamentare do të jetë në funksion të integrimit dhe zhvillimit të vlerave demokratike të shoqërisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar që ky shndërrim të mos shihet si kërcënim ndaj askujt pasi garanton përfshirjen e të gjitha komuniteteve.
“Pako e ligjeve të FSK-së, garanton përfshirjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke mos u bazuar në ndarje etnike. Ky transformim i FSK-së nuk duhet të shihet si kërcënim ndaj asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. FSK-ja si forcë ushtarake multi-etnike profesionale ka për detyrë të mbrojë integritetin territorial të vendit dhe të gjithë qytetarët e saj. Me miratimin e ligjeve për transformim të FSK-së, Kosova do të avancojë dhe do të kontribuojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes jo vetëm brenda por dhe në rajon e me gjerë”, thuhët më tej në komunikatën e KDI-së.
Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën./Arbresh.info/
“KDI fton deputetët e Listës Serbe të marrin pjesë në seancën për transformimin e FSK
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), fton grupin parlamentar të Listës Serbe që të marr pjesë në seancën plenare për miratimin e pakos së Ligjeve për FSK-në, të cilat i mundësojnë FSK-së shndërrimin e saj në ushtri. Pjesëmarrja e grupit parlamentar të Listës Serbe në këtë seancë parlamentare do të jetë në funksion të integrimit dhe zhvillimit të vlerave demokratike të shoqërisë së Kosovës.
Pako e ligjeve të FSK-së, garanton përfshirjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke mos u bazuar në ndarje etnike. Ky transformim i FSK-së nuk duhet të shihet si kërcënim ndaj asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. FSK-ja si forcë ushtarake multi-etnike profesionale ka për detyrë të mbrojë integritetin territorial të vendit dhe të gjithë qytetarët e saj. Me miratimin e ligjeve për transformim të FSK-së, Kosova do të avancojë dhe do të kontribuojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes jo vetëm brenda por dhe në rajon e me gjerë.
Ritheksojmë se Kuvendi është institucioni përfaqësues ku duhet të zhvillohen të gjitha diskutimet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të Kosovës. Andaj, është e rëndësishme që edhe deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe të përfshihen në këtë proces tejet të rëndësishëm për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Deri më tani transformimi i FSK-së ka marrë mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës, të cilët kanë kontribuar që ky proces të jetë gjithë përfshirës, andaj ne inkurajojmë edhe përfaqësuesit e Lista Serbe të bëhen pjesë e këtij procesi”.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...