Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të ditëlindjes së 74-të, të ish-Presidentit Ibrahim Rugova bëri homazhe te varri i tij.
Kryeministri Haradinaj para mediave të pranishme tha se ka ardhur për të nderuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në vigjilje të ditëlindjes së tij.
“Kemi ardhur për ta nderuar me një simbolikë dhe në kujtim të angazhimit të madh të presidentit Rugova, për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, por edhe për Kosovën e pavarur, që e gëzojmë sot”, tha kryeministri Haradinaj.
“Lavdi e përjetshme veprës dhe jetës së presidentit historik!’, tha kryeministri Haradinaj.



Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme