Cristiano Ronaldo do të ishte një lojtar i AC Milanit në rast se pronarët e mëparshëm do të ishin në detyrë, ka thënë ish drejtori sportiv – Massimiliano Mirabelli.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo i dha fund nëntë viteve të tij të shkëlqyera në Real Madrid me finalizimin e transferimit prej 112 milionë euro për kalim te kampioni në fuqi në Serie A, Juventusi, gjatë korrikut të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Mirabelli pretendon se superylli portugez ishte i gatshëm për të finalizuar transferimin në San Siro deri në momentin kur regjimi i keq nga ana e Li Yonghong bllokoi marrëveshjen përpara se fondi i mbrojtjes Elliott Management të merrte kontrollin e klubit.
“Ishte diçka që ne kemi folur me Jorge Mendes”, ka thënë Mirabelli, i cili ishte shkarkuar menjëherë pas marrjes përsipër të klubit.
“Ne e dinim se mund të kishte probleme me Real Madridin [dhe Ronaldon]. Ne bëmë gjithçka, por më pas pronari kinez bllokoi marrëveshjes sepse nuk ishte e përshtatshme”
“Me pronarët aktual, CR7 do të ishte një lojtar i Milanit”
Li finalizoi blerjen e tij prej 740 milionë euro të Milanit në prill të vitit 2017 dhe shkarkoi trajnerin Vincenzo Montella shtatë muaj më vonë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve