Erolld Belegu ka përsëritur qëndrimet e shefit të tij në ekzekutiv, Ramush Haradinaj, se masa e taksës ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës.
“Nëse asgjë tjetër, kjo e ka ngritur interesimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe do të ketë përpjekje serioze për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë Belegu.
Ai ka thënë se Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën, të cilat janë nënshkruar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ka thënë se vetëm në energji Kosova ka humbje milionëshe nga moszbatimi i Marrëveshjes së vitit 2013 me Serbinë./koha.net/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...