Kim Jong-u ka kryer testim të ri të armës më të re të teknologjisë së fundit, sipas agjencisë së lajmeve KCNA.
Arma ultra-moderne e testuar u përshkrua si një kthesë vendimtare në ushtrinë e Koresë së Veriut për të rritur kapacitetin e saj për konflikt, transmeton portali arbresh.info.
Një zyrtar i Koresë së Jugut, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se raketa kishte marrë armë të tipit të ri me rreze të gjatë të zhvilluar që nga babai i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il.
Presidenti Amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan më 12 qershor në Singapor dhe pas takimit, të dy liderët ranë dakord që Koreja e Veriut të heq dorë nga armët bërthamore.
Kohët e fundit, u ndalën bisedimet mbi çarmatimin bërthamor midis palëve, ndërsa javën e kaluar administrata e Pheniani anuloi përfundimisht takimin e planifikuar midis sekretarit të shtetit të Amerikës Mike Pompeo dhe një zyrtari të lartë të Koresë së Veriut.
Ai kishte paralajmëruar se “Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet kundër vendit për të forcuar arsenalin bërthamor të politikës shtetërore”./Arbresh.info/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend