Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare, duke thënë se subjektet politike duhet të ulen së bashku për të shpërbërë Kuvendin e Kosovës.
Ai në një postim në Facebook shkruan se Kosova meriton të ketë institucione legjitime, të besueshme, që janë në krye të detyrës.
“Sot kanë dështuar shumica e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për mungesë të deputetëve të koalicionit PAN. E udhës do të ishte që partitë politike të ulen së bashku për të shpërbërë Kuvendin. Kjo formë e qeverisjes duhet të mbarojë sepse po dëmton çdo proces në vend”, ka thënë Hoti.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...