Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në bazë të nenit 1 pika 1.2 të Ligjit nr. 05/L-034 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, mori sot vendim për caktimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, në pozitën e zëvendëskryeprokurores së Shtetit.
Prokuroria e Shtetit përmes njoftimit të saj, ka bërë të ditur se kryeprokurori Lumezi e caktoi në këtë pozitë prokuroren Sevdije Morina, duke vlerësuar lartë përvojën, angazhimin, përkushtimin e treguar për punë dhe rezultatet e mira të prokurores Morina, duke përfshirë edhe përvojën udhëheqëse që ka pasur si zëvendëskryeprokurore dhe më pas edhe u.d. kryeprokurore e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të kryeprokurorit të Shtetit në rast të mungesës apo pengesës së tij që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësit e tij, si dhe do të kryej punë në bazë të fushëveprimit dhe autorizimeve të kryeprokurorit të Shtetit.
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...