Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe kushëriri i parë i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov, para fillimit të seancës së sotme për rastin “Titanik 2”, tha se nuk e di ku ndodhet ish-kryeministri.
Sasho Mijallkov sot është paraqitur në Gjykatën Penale, ku mbahet seancë për rastin “Titanik 2”, i cili së bashku me Menduh Thaçin dhe ish-anëtarët e KSHZ-së është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, mbrëmë Policia e Maqedonisë tentoi ta gjejë dhe arrestojë Gruevskit por pa sukses, ndërsa sot në mëngjes MPB-ja ka lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar, pasi dyshohet se ai e ka lëshuar vendin.
Për momentin nuk ka informacione se nuk ndodhet Gruevski, ndërsa nga MPB thonë se do ta informojnë opinionin për çdo gjë.
Gruevski është dënuar me dy vite burg në lëndën “Tanku” të PSP-së, e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...