Projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe ka bërë që banorët e kryeqytetit të Shqipërisë të dalin në rrugë.
Arsyeja e shprehjes së pakënaqësisë është prishja e pronave të tyre nga ndërtimi i kësaj unaze.
Të hënën paradite, një grup banorësh janë mbledhur para bashkisë së kryeqytetit për të protestuar kundër shembjes së objekteve të tyre.
Ata kanë bllokuar rrugën duke paralizuar edhe qarkullimin e automjeteve. Në këtë protestë banorët e Unazës së re u mbështetën edhe nga deputetë të PD, shkruan abcnews.al, përcjellë Klan Kosova.
Përmes zëdhënesës së saj, Ina Zhupa kjo forcë politike akuzoi qeverinë se të 3 fituesit për këtë projekt ishin të paracaktuar , sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm një ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus