Një çifti amerikan kishte vendosur që për dasmën e tyre në Oregon të SHBA-ve të shërbejnë marihuanë në vend të pijeve alkoolike.
John Ellege i cili është një kultivues i marihuanës dhe Whitney Alexander janë një çift antialkoolist dhe ata janë martuar në një fermë në Kaliforni më 8 gusht ku kishin vendosur që në menynë e dasmës së tyre të kishe marihuanë.
Çifti kishin ngritur një tendë pak më larg recepsionit të fermës për të shërbyer këtë lloj të drogës.
Ata thonë se nuk janë përdorues të drogës pavarësisht se kanë vendosur që ta servojnë atë në ditën e tyre të madhe.
Çifti kishte hulumtuar fillimisht nëse ajo që do të bënin ishte legale dhe sipas shtetit të Oregonit, një veprim i tillë, transmeton arbresh.info, ishte i ligjshëm për aq kohë sa ata ishin në pronë private dhe nuk shërbenin alkool.
Mirëpo ata nuk guxonin të kishin më shumë se 226 gram marihuanë të vendosur në një kavanozë që ishte kufiri ligjor.
Gjithashtu ata duhej të plotësonin edhe disa kushte të tjera si të siguruarit se pjesëmarrësit nuk do të pinin shumë dhe që transporti tu sigurohej të gjithë të ftuarve për tu kthyer në shtëpitë e tyre./arbresh.info.









Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...