Pesë vjet pasi u transmetua episodi final, Breaking Bad mund të kthehet në formën e një filmi të metrazhit të gjatë.
Variety raporton që krijuesi i serive të famshme, Vince Gilligan është duke punuar në këtë projekt, që do të ketë lidhje me të gjitha seritë ku luanin Bryan Cranston dhe Aaron Paul, transmeton portali arbresh.info.
Nuk dihet shumë përveç që filmi do të zgjasë dy orë me një si përmbledhje të shkurtër në The Albuquerque Journal që tregon se filmi “Ndjek gjurmët e një personi të rrëmbyer dhe kërkimin e tij për liri”.
Aktualisht është e paqartë nëse filmi – siç thuhet titullohet Greenbriar – do të shfaqet në kinema ose në televizion, por prodhimi është planifikuar të fillojë këtë muaj dhe zgjat deri në shkurt të vitit 2019.
Breaking Bad, i cili bën fjalë për një mësues të kimisë i cili bëhet kriminel pasi që u diagnostikua me kancer të mushkërive nisi transmetimin në vitin 2008.
Beter Call Saul, që ka pasuar nga Breaking Bad së fundmi ka finalizuar sezonin e katërt, me Gilligan që thotë se e pesta mund të jetë e fundit./Arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...