477 punëtorë të “Llamkos”-it, e cila është privatizuar me “Spinoff special”, më 25 gusht 2011, nga kompania “Coresteel”, pretendojnë se fabrika që aktualisht është në procedurë të falimentimit ua ka borxh 10 paga në vlerë prej 750 mijë eurosh.
Kompania e cila ka privatizuar këtë fabrikë dhe e cila është në procedurë të falimentimit prej vitit 2015 ka vendosur në hipotekë të gjitha pronat e “Llamkos”-it, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Fabrika për prodhimin e llamarinës “Llamkos” e Vushtrrisë vazhdon me procedurat e falimentimit në bazë të një vendimi të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndonëse punëtorët nuk pajtohen me falimentimin.
Ata dëshirojnë që fabrika të kthehet në prodhim, në mënyrë që të mundë të sigurojnë ekzistencën për familjet e tyre nga puna në këtë fabrikë. 477 punëtorë të “Llamkos”-it, të cilët kanë mbetur rrugëve dhe janë shndërruar në raste sociale sigurojnë se menaxhmenti i fabrikës ua ka borxh 10 paga ose gjithsej 750 mijë euro.
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...