Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Dy automjete janë përplasur në aksin Elbasan-Librazhd. Paraprakisht raportohet se një shtetas ka mbetur i plagosur rëndë, por rrethanat e aksidentit nuk janë të qarta.
Njoftimi i policisë
Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
“BE-ja është bekim për ne”, Rama intervistë për ANSA-n: Kur ...
Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes ...
“Miqtë e Ballkanit” mblidhen te ambasadori italian në Prisht...
Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West
5 festa zyrtare vetëm në Maj, Ambasada e Kosovës në Londër t...
“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta...