Në emisionin “Pressing” ku po diskutohet për ndarjen e mundshme të Kosovës dhe për dështimin e rezolutës së opozitës për dialogun me Serbinë, juristi Dastid Pallaska ka vlerësuar se Serbia nuk do ta njohë kurrsesi Kosovën si shtet, ashtu siç është sot.
Ai ka thënë se Serbia është e vendosur për ndarjen e Kosovës – për ta marrë një pjesë të saj, e duke u pajtuar që një pjesë t’i bashkohet Shqipërisë.
“Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë”, ka vlerësuar Pallaska.
Ai ka përmendur idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, që, sipas tij, Serbia nuk do ta kundërshtojë, teksa synon krijimin e Serbisë së Madhe, më të fuqishme.
Pallaska ka thënë se Serbia s’është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Kosovën.
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?