Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjes Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, gjatë ditës së sotme prej orës 09:00 deri në orën 16:00 do të mbesin pa ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura, janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim