Kontrolli policor në shtëpinë e Milenko Nedellkovskit që filloi sot pasdite, në Rzhaniçinë të Shkupit, ka përfunduar rreth orës 20:00, bën të ditur Tv Telma.
Burime të këtij televizioni thonë se nga shtëpia e tij është marrë një kompjuter dhe një telefon që do të përdoren për analizë në kuadër të procedures së hetimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, pas raportimit policor, Prokuroria ka hapur procedurë për të vërtetuar nëse porosi kërcënuese me gjuhë të urrejtjes janë vepër e moderatorit kontraverz, Milenko Nedellkovski.
Policia dyshon se përmes rrjeteve sociale, Nedellkovski ka shkaktuar dhe ka bërë thirrje për të rrezikuar sigurinë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët votuan “për” ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...