Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka folur për gjuhën e “ashpër” të imamëve, I kritikuar nga shoqëria civile si fjalor radikal.Tërnava ka thënë se është e vërtet se disa imamë kanë “tejkaluar kompetencat e tyre’.Por megjithatë imami Tërnava i ka arsyetuar ata, dhe sipas tij numri i këtyre imamëve është i vogël.
“Duke tentu me thënë shumë ka thënë atë që nuk qëndron, ky numër është i paktë dhe nuk kanë nxit për të shkuar në Siri” ka thënë Tërnava.
Tërnava ka treguar edhe për buxhetin me të cilin e menaxhon Bashkësia Islame e Kosovës, shkruan GazetaBlic. Myftiu i Kosovës ka thënë se buxheti i BIK brenda një viti sillet rreth 7 milionë euro.
Ai ka thënë se këto para ndehen për gjera të ndryshme.“Mund të them se brenda një viti BIK menaxhon rreth 7 milionë euro. Por, këto para shkojnë në shërbime te ndryshme. Gati 3 milionë shkojnë për haxhillëk. Kurse 1 milion për kurban, e kështu me radhë”, ka thënë Tërnava në “Pressing”.
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare