Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kombit, Adrian Krasniqi në 21 vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi ne facebook, Haradinaj ka çmuar lartë kontributin e Krasniqit për liri, duke e konsideruar si sinonim të atdhedashurisë e heroizmit të rrallë.
Postimi i plotë:
Sot, në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim të lartë Heroin e Kombit, Adrian Krasniqin, ndër luftëtarët e parë të luftës sonë të lavdishme çlirimtare. Adriani mbetet përherë sinonim i atdhedashurisë e heroizmit të rrallë dhe simbol i kushtrimit të lirisë së Kosovës! Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin dhe sakrificën e Adrianit. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!/arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...