Fluturimi më i gjatë në botë i një aeroplani komercial do të nisë sot nga Singapori për në Nju Jork.
Kompania Singapore Airlines tha se udhëtimi midis aeroporteve Changi dhe Newark do të mbulojë një distancë prej mbi 15,000 kilometrash për më pak se 19 orë.
Kompania do të përdorë avionin e llojit Airbus A350-900 ULR, me 67 ulëse të klasës biznes dhe 94 ekonomi premium. Klasë ekonomike nuk ka.
Singapore Airlines po e rinis shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.
Kompania Qatar Airways ka një shërbim prej 17 orësh e gjysëm midis Dohas dhe Auklandit në Zelandën e Re./REL
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...