Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër planit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë se një ndryshim kufijsh do të përbënte “ndarje të Kosovës”.
E kjo, ka thënë shefi i ekzekutivit në RTV Dukagjini, do të ishte një “tragjedi”.
Haradinaj ka theksuar se kufijtë aktualë të vendit “i ka vendosur lufta”.
Megjithatë, Haradinaj është shprehur pro vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.
Deklaratat e Haradinajt vijnë një ditë pasi Thaçi sulmoi Haradinajn me largim nga posti i tij, për qëndrimin e tij kundër planit të presidentit. /Dukagjini/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...