Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e një ndërtese në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i ndjeri ishte 45-vjeçar.
“Sot rreth orës 10, e kemi pranuar një informacion se në lagjen Arbëria më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet M. B 1973”, tha Ahmeti për Kohën.
Siguria e punëtorëve në vend të punës vazhdon të jetë e ulët, veçanërisht e atyre në sektorin e ndërtimit. Rreth 15 raste të vdekjeve në vend të punës janë shënuar vetëm gjatë vitit 2017. Ndërkaq, gjatë 2018-ës, është po ashtu një problem shumë i theksuar.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...