Komuna e Prizrenit të premten do të organizojë ditën pa makina në qytet, ku janë paraparë të mbyllen dy rrugë, në të cilat do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.
Sipas komunës, për këtë ditë një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për tri orë, konkretisht nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.
Gjatë kësaj kohe makinat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative siç është rruga “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”.
“Dita pa makina” është një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave.
“Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...