Ylli i basketbollit amerikan ka njoftuar që do të luajë edhe një vit me ekipin që ka fituar tre tituj të kampionit.
Dwyane Wade do të luajë edhe një sezon në NBA, i cili do të jetë i 16-ti në karrierën e tij. 36-vjeçari njoftoi se do të jetë përsëri te skuadra ku ka fituar tre tituj kampionë, Miami Heat.
Përveç një periudhe dy-vjeçare, ku ai ishte basketbollist i Chicago Bulls e Cleveland Cavaliers, Wade ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Florida, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në historinë e Heat.
Pas përfundimit të sezonit 2017-2018, Wade deklaroi se tërheqja nga sporti ishte një mundësi, por ai ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar.
Mbetet për tu parë se sa do ta ndihmojë 36-vjeçari ekipin e Heat, që sezonin e kaluar u mund në raundin e parë të playoff-it nga Philadelphia 76ers. Ndeshja e parë për ta në kampionatin e ri, do të jetë kundër Orlando Magic
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump