Analistët politikë e konsiderojnë të domosdoshme arritjen e një konsensusi politik në Kosovë, në mënyrë që mos të dëmtohet dialogu final me Serbinë dhe procesi integrues i vendit. Sipas tyre, konsensusi është i domosdoshëm edhe brenda partive të koalicionit, jo vetëm atyre të opozitës.
Mungesa e një konsensusi të brendshëm politik mund ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut politik me Serbinë. Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Profesori i shkencave politike Afrim Hoti, thotë se, përveç mungesës së një pajtimi mes pozitës dhe opozitës, brenda vetë krerëve të shtetit ekzistojnë qëndrime të ndryshme sa i përket dialogut politik me Serbinë.
https://youtu.be/gmJUwa7sWDg
Ndërsa Artan Murati nga KDI, konsideron se pozita dhe opozita duhet sa më parë të ulen dhe të flasin për krijimin e një ekipi të unitetit.
Megjithatë, brenda spektrit politik në vend vazhdon të mbretërojë një mungesë e ujdisë sa i përket çështjes së dialogut. Madje dy partitë opozitare; LDK dhe Vetëvendosje, kanë refuzuar të marrin pjesë edhe në seanca të rregullta të Kuvendit, duke kërkuar që të thirret debati përmes të cilit do të miratohej një rezolutë e cila i pamundëson bisedat për kufijtë e Kosovës.
Ndërkohë që partitë në koalicionin qeverisës e kritikojnë qasjen e opozitës për mosgatishmërinë për t`u ulur dhe hartuar një platformë të përbashkët dhe ekip uniteti.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...