“SpaceX”, kompania e transportit hapësinor e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk tha se ka regjistruar pasagjerin e parë privat që do të fluturojë rreth Hënës me raketën “Big Falcon”.
“SpaceX regjistroi pasagjerin e parë privat në botë që do të fluturojë rreth Hënës, një hap i rëndësishëm drejt mundësisë për çdo njeri që ëndërron të udhëtojë në hapësirë”, tha kompania në një postim në Twitter.
Ajo nuk përmendi ndonjë afat kohor se kur do të realizohet udhëtimi dhe nuk bëri të ditur se kush është pasagjeri. Por, më herët është shprehur do të arrijë suksesin me dy pasagjerë diku në fund të vitit 2018.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA