Anëtari i Komisionit për verifikimin e veteranëve të luftës se UÇK-së, Xhavit Jashari, ndaj të cilit sot prokuroria ka ngritur aktakuza për fryrjen e listës së veteranëve, ka deklaruar se këtë informacion e ka marrë nga mediat, për çka edhe ndjen keqardhje.
“Po më vjen keq që këto informata i marr përmes mediave. Për mua është shqetësuese që kur ngritet një aktakuzë e bazuar – ose e pabazuar në këtë rast, e marr informatën nga mediat”, deklaroi ai gjatë inkuadrimit në një emisioin televiziv.
“Vendosja e emrit tim aty është qesharake, por megjithatë i them prokurorisë se i kanë materialet dhe le t’i shohin qëndrimet e secilit anëtar. Unë do t’i përgjigjem dhe nëse kam gabuar diku në bazë të ligjit parashihen masat ndëshkuese”, tha ai.
“Verifikimin e veteranëve e kanë bërë komandantët e zonave dhe unë nuk jam marrë me këtë. Unë përfaqësoj familjet e dëshmorëve dhe verifikimin e veteranëve e kanë bërë kompetentët, komandantët e zonave me vartësit e tyre. Ata e dinë kush kanë qenë veteranë apo pjesëtarë”, shtoi Jashari.
“Unë nuk e heq asnjë pikë ose presje dhe përgjigjem para organeve të drejtësisë, prandaj më vjen mirë që ka filluar një proces i tillë. Por, sikur të kishte tamam drejtësi. I kam dyshimet e mia që këtu është e lidhur edhe politika”, përfundoi Jashari.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...