Ndonëse gushti ka ikur dhe pushimet kanë mbaruar, moti duket se nuk ka ndryshuar shumë.
Diell dhe temperatura të larta kanë bërë që bregdeti të jetë vazhdimisht i frekuentuar.
Por si do të jetë moti për fundjavën.
Nga parashikimet e bëra duket se bregdeti do të jetë sërish shumë i frekuentuar i favorizuar edhe nga moti me diell.
Parashikimi i motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Ditën e shtunë dhe të diel në përgjithësi, nuk priten reshje.
Por nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që gjatë së shtunës në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër.
Por më të mundshme reshjet pritet të jenë në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në qarqet e Veriut.
Temperaturat
Për të shtunën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 29 °C
në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 26 °C
Era
Gjatë ditës së shtunë era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...