Xherdan Shaqiri thotë se eksperienca e tij me Bayern Munichun në fitimin e titujve mund t’i ndihmoj Liverpoolit këtë sezon për arritjen e të njëjtës gjë.
Shaqiri ka fituar tre tituj në Superligë të Zvicrës me Baselin, i cili u largua nga Bayern Munichu në vitin 2012, transmeton portali arbresh.info.
Një edicion pa trofe te Interi – i ndjekur me tri vite të tjera te Stoke, erdhi pas qëndrimit të tij të suksesshëm në Gjermani, por Shaqiri insiston se ka eksperiencë për të fituar tituj në Anfield.
“Si një lojtar i ri, unë dua të shfaqi futbollin tim”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të klubit. “Shumica e lojtarëve më njohin mua nga Premierë Liga dhe nga Bayerni. Unë kam një eksperiencë të mirë”
“Kam fituar shumë tituj me Bayernin dhe dua të përpiqem që të jap këtë eksperiencë te kjo skuadër e Liverpoolit që është ende e re”
Liverpooli nuk ka fituar asnjë trofe qysh pas suksesit të tyre në League Cup në sezonin 2011/12, ndërsa titulli i fundit në ligë ka ardhur në sezonin 1989-90.
Gjiganti anglez ishte shumë afër për të fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar duke arritur në finale ku humbi 3 me 1 ndaj Real Madridit./arbresh.info/
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro