Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani raporton sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Raportimi do të bëhet nga ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Sipas anëtarëve të komisionit, aty do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në institucionin më të lartë të sigurisë në vend.
Gazeta Express dje raportoi se si edhe një javë pas vrasjes së punonjësit të AKI’së, Isa Sejdiut nga kolegu i tij Valon Ibërdemaj, hetimet ende nuk janë zbardhur.
Gazeta Express, nga burime të saj brenda AKI-së, merr vesh se Ibërdemaj për një kohë kishte qenë agjent në AKI. Por sjelljet e tij jokorrekte në punë, kanë bërë që zyrtarë të AKI-së që disa muaj Ibërdemajt t’ia ndërrojnë pozitën nga agjenti në sigurim.“Qe disa muaj ai punonte si sigurim. Ka qenë më herët agjent. Nuk e dimë për vrasjen pse ndodhi. Nuk kanë pasë raporte të këqija”, thonë burimet e Express-it rreth kësaj ngjarjeje.
Por rreth gjithë kësaj pune nuk janë të njoftuar nga Prokuroria e Shtetit.
Ndonëse këta të fundit ka një javë prej se i kanë nisur hetimet rreth kësaj ndodhie. Ibrahim Berisha, zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë të martën për Express se hetimet po vazhdojnë dhe se nuk kanë ndonjë njohuri rreth profilit të personit të dyshuar, Valon Ibërdemajt, për vrasjen e kolegut të tij nga AKI-ja, Isa Sejdiut.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu