Mijëra grekë protestuan në qytetin verior të Selanikut lidhur me marrëveshjen që Greqia arriti me Maqedoninë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes me emrin.
Kjo marrëveshje ka shkaktuar pakënaqësi për shumë grekë, të cilët shpërthyen edhe me protesta sot, njofton Klan Kosova.
Policia për të shpërndarë turmat ka përdorur edhe gaz lotsjellës pranë barrierave të ngritura rreth një parku tregtar ku po zhvillohej një panair vjetor tregtar.
Burimet e policisë thanë se numri i protestuesve shkoi në më shumë se 15 mijë persona që mbanin flamuj grekë dhe të bardhë.

Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...