Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.
Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti vijon takimet në Shqipëri.
Sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes, teksa të pranishëm ishin gazetari Ilir Babaramo dhe këshilltari i Metes, Ilir Kulla.
Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha.
Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...