Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se vizita në Kosovë është një fitore e madhe për Aleksander Vuçiqin.
Këto deklarime Vulin i ka bërë në një emision të mëngjesit në televizionin publik serb në prag të vizitës së presidentit serb në Kosovë, shkruan tanjug.
“ Vuçiqi është një burrë trim që gjithmonë injoron atë që quhet rrezik dhe kërcënim personal, kështu ka vepruar edhe në këtë rast”, ka thënë Vulin.
Kjo vizitë e Vuçiq në veriu e Kosovës do të ndodh pas dështimit të djeshëm të takimit të tij ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel.
Shkak i anulimit të takimit mësohet të jetë ndalesa që autoritetet kosovare i kanë bërë presidentit serb për ta vizituar Liqenin e Ujmanit.
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...