Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, po organizonnjë tryezë diskutimi me kryetarë të komunave të Kosovës për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Këtu po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se më 15 shtator do të nisë një aksion pastrimi i cili do të zgjasë plot tre muaj.
Pas kësaj ai ka paralajmëruar se do të ketë edhe politika ndëshkuese, deri tek Policia e Gjelber.
”Ejani të punojmë që pas dy dekadave te ndahemi nga bërlloku. Me një hap të tillë siguroj edhe disponimin që të përmirësojmë për liberalizim të vizave”, është shprehu ndër të tjera ai.
Haradinaj ka thënë se çdo sinjal pozitiv e rrit mbështetjen për ne madje duke dhënë edhe shembuj: ”Thonë kokan europianë të mirë”.
Ndërsa Fatmir Matoshi, ushtrues detyre i mjedisit ka theksuar se janë në përfundim të udhëzimit administrativ për gjobat mandatore. Ai ka bërë të ditur se nga 17 tetori ato gjoba hyn në fuqi.
Mbështetje për këtë nismë në menaxhimin e mbeturinave ka ofruar mbështetje edhe Gizi gjerman.
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu