Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, shënohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.
Sipas Haradinajt, ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend meritor në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave.
“Mirënjohje të thellë delegatëve të Shtatë Shtatorit, që në kohë të vështirë, firmosen vullnetin e popullit tonë dhe vunë gurthemelin e Kosovës së pavarur. Do të kujtohen përherë nga brezat për përpjekjen e tyre në rrugën e gjatë të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...