Grupi organizativ “Protestoj Kosovë” ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar detaje të protestës së radhës që do të mbahet me 5 shtator.
Në një konferencë për media Gramos Bujqinca nga grupi organizativ i protestës “Protestoj Kosovë”, tha se të mërkurën nga ora 18:00 është protesta e radhës, raporton arbresh.info.

“Sistemi i drejtësisë i inkriminuar me politikën pamundësojnë një jetesë të mirë. Presidenti ka filluar me ide këmbimesh të territorit situata veç sa po keqësohet dhe ftojmë qytetarët t’i bashkëngjiten kësaj proteste me tri kërkesat tona; shkarkimi i kryeprokurorit, vettingut në gjyqësor dhe pastrimin e listave”, u shpreh ai.
Arton Demhasaj nga organizata Çohu ka thënë se nuk mund të ketë drejtësi në Kosovë pa vetting.
“Sistemi i drejtësisë është i ndikuar nga politika dhe kështu që s’mund të ketë drejtësi në Kosovë pa vetting. Nëse nuk na ndihmojnë edhe ndërkombëtarët atëherë edhe vettingu mund të jetë i dështuar. Deklartat fyese ndaj prokurorit fyen të gjithë policët të cilët hetojnë raste të caktuara”, tha Demhasaj./Arbresh.info.
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...
Luani pozon me nusen te kulla e Haradinajve, te shtëpia e ba...