Ankthi që ndjejmë ditën e martesës është krejtësisht normal. Sa hap emocionues aq edhe i frikshëm duket. Dy njerëz po vendosin të duhen dhe të jenë bashkë për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre.
Një ceremoni e tillë, sigurisht shoqërohet me mendime nga më të frikshmet për dhëndrin, por gjithsesi, sapo sheh nusen drejt altarit, harron gjithçka.
Ndërkohë që nusja s’është shfaqur ende, lexoni pak ç’bëhet gjatë kësaj kohe në mendjen e dhëndrit.
Pavarësisht të gjithave, ai është i lumtur sepse po martohet me dashurinë e jetës së tij, shoqen e ngushtë dhe partneren që ka zgjedhur.
Ka 50% shanse që ai të qajë gjatë ceremonisë së betimeve. Sigurisht do të bëjë gjithçka për të mbajtur lotët ose mendon se është më mirë të qajë përpara se të vijnë të tjerët, derisa lotët të mbarojnë.
Mos ndoshta duhet të shkoj në banjë para se të vijnë të tjerët?
Ai nuk i ka këmbët e ftohta, thjesht mendon se i ka sepse është nervoz. Është krejtësisht normale, po martohet!
Po sikur ta kenë rrëmbyer? Po sikur të ndërrojë mendje momentin e fundit? Të gjitha këto skenare bëhen të gjithë në trurin e dhëndrit ndërkohë që pret nusen për tu kurorëzuar.
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel